Pas dy dekadave, ikona e televizionit, gazetarja, Laura Konda largohet nga Zëri i Amerikës.
Teksa i dridhej zëri nga emocionet, Laura Konda i dha lamtumirë ekranit, ndërsa transmetohej edicioni i fundit i “Ditarit”. Ajo tha se, ky do të ishte edicioni i saj i fundit në “Zërin e Amerikës”. Ndërsa foli për intervistat me qytetarët, politikanët në Kosovë, Shqipëri dhe SHBA dhe karrierën e saj këto dy dekada në Zërin e Amerikës, Konda i ka falënderuar të gjithë për bashkëpunimin.
Kronika që mbylli sot “Ditarin” te “Zëri i Amerikës” ishin disa momente të gazetares në televizion, intervistat me politikanët e famshëm, etj.