Kryesore

Pas 266 ditësh pritje, ata janë kthyer









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:02 - 06/12/20 |
mapo.al

Pas 266 ditësh shumë të gjata ndalimi prej pandemisë, tifozët më të zjarrtë të botës janë kthyer në stadium. Po ama, shumë pak. Vetëm 2 mijë sipas hapjes që ka nisur në Premier League. 2 mijë mbështetës që do të qendrojnë vetëm në një anë të stadiumit, pa të drejtën për të lëvizur.



Për herë të parë, ata zunë vend në mes të javës që shkoi kur Arsenal luaji për Euroa League me Rapidin e Vjenës dhe ku fitoi 4 me 1.


Ekipet mezi po presin.




Futbolli ka humbur më shumë se gjysmën e magjisë nga mungesa e mbështetësve që festojnë e hidhërohen me fatin e ekipit.



Ata që nuk e lënë kurrë në baltë skuadrën e zemrës, janë ritmi i shtuar i futbollit pasioni që bën për vete miliona shikues në mbarë botën.


Dje, 2 mijë tifozët e Chelsea, i sollën fat në përballjen me Leeds në Londër, ku pas një disavantazhi, djemtë e Lampard përmbysën gjithçka.

Ndërsa nuk mund të thuhet e njëjta gjë për simpatizantët e West Ham, që u mund dje në fushën e vet nga Manchester United.

Sot e kanë radhën të këndojnë të famshmen, You Never Walk Alone, të kuqtë e zjarrtë të Liverpool që luan në darkë kundër Wolves.

Ka pasur sondazhe, ku më shumë se gjysma e njerëzve janë shprehur se janë të gatshëm të shkojnë në stadium, përpara se të bëhet vaksina.

48 përqind ama preferojnë të bëhet fillimisht vaksina.

Ende nuk ka një datë dhe kalendar të saktë, se kur mund të kthehen tifozët në kampionatet e tjera të kontinetit.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas