Aktualitet

Pas 27 vitesh arrati, kapet bosi i Ndranghetës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:36 - 25/05/21 |
mapo.al

Policia braziliane ka arrestuar kreun e Ndranghetës, Rocco Morabito, i cili ishte në arrati prej vitit 1994.






I njohur ndryshe edhe si mbreti i Kokainës, bosi i organizatës më të madhe mafioze në botë, kërkohej nga drejtësia italiane prej 27 vitesh, pasi ishte dënuar me 30 vite burg.


 







Morabito u arrestua më herët në vitin 2017 në Uruguaj, por arriti të arratisej nga qelia.



Ai u ndalua sot në një hotel në zonën e Joao Pessoa.



 

Morabito ishte njeriu i dytë më i kërkuar në Itali, dhe shef i Ngranghetës që konsiderohet si organizata më e madhe dhe më kriminale në botë.

 

Në këtë aksion morën pjesë autoritete italiane, DEA dhe policia braziliane.

Ngrangheta besohet se kontrollon tregun europian të kokainës që vjen nga vendet e amerikës latine.

 

Në fillim të këtij viti, ka nisur në Itali procesi më i madh i të gjithë kohëve ndaj mafias, saktësisht ndaj Nranghetës.

 

 

 

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas