Pas më shumë se tre orësh në SPAK ka përfunduar marrja në pyetje e kryetarit të Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, në lidhje me aferën e inceneratorëve.
I pyetur nga gazetarët ai nuk dha shumë detaje, por u shpreh se është pjesë e hetimit dhe është i gatshëm të paraqitet sa herë që ta thërrasin.
Pyetje: Do të thirreni sërish në Prokurori?
Subashi: Atë e di Prokuroria
Pyetje: Sa orë qëndruat në SPAK?
Subashi: Dy ose tre orë, diçka e tillë.
Pyetje: Kishin ndonjë akuzë?
Subashi: Mos më bëni pyetje nga këto, sepse asgjë nuk do të merrni për aq kohë sa jam pjesë e hetimi. Unë jam i gatshëm në cdo moment. Nuk ka asnjë problem në këtë pikë.
Pyetje: Jeni të gatshëm të vini sërish në prokurori?
Armando Subashi: Patjetër që jam i gatshëm, në çdo moment. S’ka asnjë problem.