Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders do të largohet nga detyra e saj në fund të këtij muaji. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i SHBA Donald Trump.
“Pas 3 viteve e gjysmë Sarah Sanders do të lërë shtëpinë e Bardhë në fund të muajit dhe do të kthehet në shtëpinë e saj në Arkansas. Ajo është një luftëtare, të gjithë jemi luftëtarë, të gjithë duhet të jemi luftëtarë”, shkruan Trup në një status në rrjetet sociale.