Aktualitet

Pas 4 viteve në Shtëpinë e Bardhë, zbulohet vendi ku do të jetojë Trump








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:34 - 20/01/21 |
mapo.al

Donald Trump qëndroi vetëm 4 vite në Shtëpinë e Bardhë si Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.



Presidenti Donald Trump nuk e ka pranuar kurrë plotësisht humbjen ndaj demokratit Joe Biden, i cili fitoi zgjedhjet e 3 nëntorit me 306 vota të Kolegjit Zgjedhor kundrejt 232 votave të republikanit.


Trump bëhet presidenti i 6-të në historinë e SHBA që nuk arrin të rizgjidhet për një mandat të dytë.



Më herët përpara Trump, nuk kanë arritur të fitojnë zgjedhjet për një 4-vjeçar të dytë në Shtëpinë e Bardhë, presidentët William Taft, Herbert Hoover, Gerald Ford, Jimmy Carter dhe George Bush.



Në fjalimin e lamtumirës qëë mbajti nga Shtëpia e Bardhë mesditën e djeshme, Trump bëri thirrje të luteshin për administratën e re të demokratëve, por nuk e përmendi në asnjë moment emrin e Joe Biden.

Lexo edhe :  Betohet Joe Biden, President i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Presidenti në largim nuk do të takohet me Biden para inaugurimit të demokratit në mesditën e së mërkures, një tjetër thyerje e traditës amerikane kjo.

Në vend të takimit me Biden, Donald Trump ka planifikuar udhëtimin për në Florida. Shteti i Floridas do të jetë edhe shtëpia e re e Donald Trump ku ai ka një resort luksoz dhe do të banojë pas mbarimit të mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

LEXO EDHE: 

Trump në fjalimin e lamtumirës uron administratën e re, nuk përmend Biden

632


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas