Aktualitet

Pas 5 muajsh izolim total nga bota, zbret aeroplani i parë në Australi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:36 - 07/12/20 |
mapo.al

Totalisht e izoluar nga bota për shkak të masave strikte ndaj përhapjes së koronavirusit, Australia po njeh përmirësim me pandeminë dhe kjo dëshmohet edhe nga fluturimi i parë me pasagjerë që ka zbritur në kontinent, 5 muaj pas mbylljes.






Bëhet fjalë për një avion të ardhur nga Sri Lanka dhe i mbërritur në Melburn, qyteti i dytë më i madh australian. Pasagjerët janë të gjithë shtetas australianë, sepse nga marsi qeveria australiane nuk lejon shtetas të huaj të hyjnë në territorin e saj.


Pasagjerët do të duhet të izolohen në dhomë të një hoteli të destinuar për karantinë. Në mars, infektimi i disa punonjësve të një prej hoteleve çoi në infektimin e rreth 20 mijë personave.







Australia ka mbajtur deri më tani një bilanc të reduktuar të pandemisë, me më pak se 28 mijë të infektuar nga COVID-19 dhe 908 të vdekur.

Lexo edhe :  Australia goditet nga një tërmet i fuqishëm, shihni reagimin e gazetarëve


1




Etiketa: ,

Pas