Ulen ndjeshëm rastet e reja me koronavirus në Itali.
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin fqinj janë konfirmuar të infektuar me koronavirus 5,753 qytetarë dhe kanë humbur jetën 93 persona.
Numri i viktimave në orët e fundit ka shënuar uljen më të ndjeshme që prej shtatë muajsh.
Ndërkohë betejën me këtë virus e kanë fituar 9,603 persona në 24 orë.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të infektuarve me koronavirus në Itali ka shkuar në 4,159,122 persona mes të cilëve kanë humbur jetën 124,156 qytetarë.