Kryesore

Pas 800 mijë eurove dhe patentës së gruas së Tahirit, emri i Sotës del dhe te përgjimet e reja për Habilajt














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:39 - 28/03/18 |
mapo.al

Orest Sota, i arrestuar muaj më parë nga policia, në makinën e të cilit u gjetën mbi 860 mijë euro dhe patentat e ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe bashkëshortes së tij, rezulton se ka pasur komunikime edhe me Jaeld Çelën.






Çela ka qenë zyrtar i lartë i policisë dhe aktualisht është i shpallur në kërkim për lidhjet me Habilajt në trafikun e drogës.


Në vendimin e gjykatës thuhet se Jaeld Çela kishte komunikime telefonike me Artan Habilajn, i cili kishte në përdorim makinën e Ministrit të Brendshëm; kishte komunikime me Gentian Çekën, shoferi personal i Saimir Tahirit; kishte komunikime me Orest Sotën, të cilit iu gjetën 863 mijë euro në makinë, bashkë me dy patentat  e Saimir Tahirit.







Deklarata është bërë nga deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, sipas të cilit bisedat mes drejtuesve të bandës së Habiljave dhe drejtuesve të policisë së Vlorës, provojnë se Policia e Shtetit, jo vetëm ishte kthyer në roje të transportit të kanabisit drejt Italisë, por Jaeld Çela ka dekonsipruar operacionet e Shërbimit Informativ Shtetëror për llogari të Habilajve, që vetë trafikantët në përgjime i quajnë “kusho të ministrit” dhe që “siguronin garanci për kanabisin”.




“Të gjitha këto do t’i gjeni të zbardhura në mesazhet e telefonave qe i përkasin Jaeld Çelës, telefoni i të cilit është i vlefshëm për të provuar se ai ishte pika e kontaktit me Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, nëpërmjet shoferit të tij Gentian Çeka dhe mikut të ministrit Tahiri, Orest Sotës”, tha deputeti i PD-së.



 

 

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas