Një 13 vjeçar ka humbur jetën në spitalin e Traumës.
Ervin Memaj, rreth një javë më parë u rrëzua nga biçikleta me të cilën lëvizte, duke pësuar dëmtime të shumta.
Ai u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht ka gjetur vdekjen këtë të shtunë.
Situata në familjen Memaj bëhet edhe më e rëndë, duke qenë se djalit i kishte vdekur nëna rreth gjashtë muaj më parë.