Kryesore

Pas akuzave të Ramës, reagon Basha: Kam zgjedhur të jem zëri i të gjithë shqiptarëve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:39 - 15/05/20 |
mapo.al

Pasi kryeministri e Edi Rama e quajti të papërgjegjshëm, pse takoi bizneset e vogla dhe artistët, ka reaguar kreu i PD-së lulzim Basha. Në një deklaratë për media, Basha thotë se ka zgjedhur të jetë zëri i të gjithë shqiptarëve të braktisur nga Rama dhe që nuk e kanë marrë ndihmën që u takon.


Sipas Bashës, gënjeshtrat dhe sajesat e shtetit prej kartoni nuk i fshehin dot vjedhjet.


Reagimi i kreut të PD-së:


Asnjë KM tjetër në botë nuk gënjen si Rama që të mos u japë njerëzve lekët. Asnjë KM në botë nuk ka infektuar 2 bashki, sepse refuzon të paguajë punonjëset e fasonerive.


Unë kam zgjedhur të jem zëri i të gjithë shqiptarëve të braktisur nga Rama që nuk e kanë marrë ndihmën që u takon. Mashtrimet nuk hahen. Fjalët boshe nuk e ndihmojnë ekonominë.

Gënjeshtrat dhe sajesat e shtetit prej kartoni nuk i fshehin dot vjedhjet, mashtrimet dhe dështimet e RAMAVIRUSIT që po rrënon ekonominë dhe po varfëron e shpunëson përditë shqiptarët.

 

LEXO EDHE:

Rama sulmon Bashën: Ajo që bëri në Durrës dhe te Teatri është e papërgjegjshme

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas