Tea Trifoni ka publikuar së fundmi një video, në të cilën ngre akuza të forta për autoren e programit “Për’puthen”, Olsa Muhameti. Tea shprehet se Olsa ka qenë që nga fillimi në dijeni për gjithçka dhe se e ka ditur që Vitin e Ri ajo e festoi në Kosovë me familjen e Beartit e jo me Anin siç u tha për publikun. Gjithashtu Tea shton se asaj dhe Andit i kanë kërkuar të bënin bashkë foto për Vitin e Ri, por ata nuk i bënë kurrë.
Ndërkohë reagimi nga ana e Olsës ka qenë i menjëhershëm. Ajo nuk ju është përgjigjur drejtpërdrejtë akuzave të Teas, por ka publikuar një thënie që qartësisht i drejtohet ish-konkurrentes. Siç duket Olsa ka vendosur të mos reagojë ashpër si Tea apo Andi, por ka zgjedhur këtë formë që t’ju kundërpërgjigjet sulmeve të tyre.
“Ti nuk mund të ndryshosh mënyrën se si njerëzit të trajtojnë apo çfarë ata thonë për ty. E gjitha çfarë mund të bësh është që të ndryshosh mënyrën se si ti reagon”, thuhet në thënien që ka publikuar Olsa.