Aktualitet

Pas ambasadorëve Meta takon Bashën: Vazhdoni punën në Këshillin Politik, mos bini pre e provokimeve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:12 - 24/07/20 |
mapo.al

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Partisë Demokratike dhe kreun e Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha menjëherë pas takimit me ambasadorët e vendeve të BE dhe Mbretërisë së Bashkuar.





Ilir Meta në postimin e tij shkruan se e ka siguruar edhe Bashën se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.


E falenderova për kontributin konstruktiv në arritjen e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe i kërkova të vazhdojnë punën në Këshillin Politik në frymën e konsensusit duke mos rënë pre e asnjë provokimi“,shkruan më tej Presidenti Meta.





Postimi i plotë i Presidentit Meta



Sapo përfundova një takim me kërkesën time me Kryetarin e Partisë Demokratike dhe liderin e Opozitës së Bashkuar z.Lulzim Basha.
E sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.
E falenderova për kontributin konstruktiv në arritjen e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe i kërkova të vazhdojnë punën në Këshillin Politik në frymën e konsensusit duke mos rënë pre e asnjë provokimi.
Inkurajova vijimin e bashkëpunimit të ngushtë me të gjithë partnerët e investuar për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe që kanë mbështetur Këshillin Politik në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes.

Lexo edhe :  Jo, Shqipëria nuk fitoi!

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas