Këtë vit, Juventusi fitoi për herë të tetë radhazi titullin kampion në Serinë A, duke vendosur një rekord absolut. Nga ana tjetër, blerja e vitit, Cristiano Ronaldo, edhe pse nuk mundi të fitojë Champions League, udhëhoqi skuadrën drejt fitoreve dhe u shpall lojtari më i mirë në Itali për këtë sezon. Pas Anglisë dhe Spanjës, arriti të dalë triumfues edhe në Itali. Duket sikur Ronaldo kudo që shkon fiton.
“Kampion në Angli, Spanjë e Itali…Lojtari më i mirë në Angli, Spanjë e Itali…Nuk ka limite për arritjet kur ëndrrat mbahen të gjalla ditë pas ditë”, shkruan Ronaldo në profilin e tij në Instagram.
1
Etiketa: Juventus, kampion, Ronaldo