Aktualitet

Pas Bashës, në zyrën e Metës shkon Petrit Vasili






               Publikuar në : 10:49 - 27/06/19 |
mapo.al

Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim është ftuar nga Presidenti Ilir Meta për të biseduar mbi krizën politike në vend. Kjo forcë politike nuk përfaqësohet në takim nga kryetarja Monika Kryemadhi, bashkëshorte e Presidentit, por i dërguar është numri dy i LSI, Petrit Vasili.


Më herët në zyrën e Metës ishte i pranishëm kryeopozitari Lulzim Basha, ndërkohë që kryeministri Edi Rama vijon të refuzojë ftesën e presidentit. Meta tha se do ta presë Ramën deri në orën 13:00 të ditës së sotme. Nuk përjashtohet edhe një takim i minutave të fundit.

Rama tha se do të ishte i zënë me fushatën, por ditën e ka nisur sot duke bërë not në ambientet e MAK Albania, pak metra larg Presidencës. Më pas, kreu i qeverisë zhvilloi një takim-kafe me banorë të njësisë nr.4 në Tiranë nga ku sulmoi Metën kur tha se ka marrë drejtimin e opozitës.


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas