Pas ndarjes nga jeta të kineastit Gjergj Xhuvani dhe gazetarit të mirënjohur, Fatos Baxhaku, një tjetër emër i njohur i medies shqiptare ka ndërruar jetë.
Është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 70-vjeçare ish-gazetari dhe diplomati Maksim Sinemati. Lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit Sinemati u bë i ditur nga miq dhe kolegë të tij.
Maksim Sinemati punoi me përkushtim për rreth 40 vjet në Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), si drejtor i redaksisë së Lajmeve të Jashtme.