Aktualitet

Pas BE, edhe OSBE kërkon zgjedhjen e kreut të AMA në shtator














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:24 - 07/07/21 |
mapo.al

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i bën thirrje mazhorancës të garantojë një proces “gjithëpërfshirës dhe transparent për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të rinj të AMA-s”.






Ky reagim vjen pas thirrjes që delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri i bëri Kuvendit, të shtyjë për në shtator emërimin e kreut të ri të AMA-s.


Sipas OSBE, në këtë proces është nevoja “për një organ të pavarur të rregullimit të medias”, “për të garantuar që AMA ta përmbushë më së miri misionin e saj të ndjeshëm”, thuhet në reagim.







Reagimi nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri:



Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka ndjekur procesin e zgjedhjes së kryetarit dhe anëtarëve të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA).



Po ashtu, ne kemi qenë në kontakt me aktorët përkatës, duke theksuar nevojën për një organ të pavarur të rregullimit të medias.

Lexo edhe :  Seanca e Kuvendit, zgjidhen drejtuesit e komisioneve, tre për PD, 5 PS

Ne nënvizojmë rëndësinë e një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të rinj të AMA-s, për të garantuar që AMA ta përmbushë më së miri misionin e saj të ndjeshëm.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas