Pas çmimit që mori Sheshi “Skënderbej” pak ditë më parë në Barcelonë, në Tiranë po bëhet sot festa. Veliaj dhe Rama kanë qenë të pranishëm në një takim, ku kanë shprehur gëzimin për këtë çmim.
Veliaj falënderoi punonjësit e Bashkisë dhe kryeministrin Edi Rama për punën e bërë për ndërtimin e sheshit dhe për mundësinë që i ka dhënë.
“Falenderimi i parë shkon për Edi Ramën dhe skuadrën e tij, sot ne jetojmë në kohë e populzimit që të shkojmë pas mendjes së njeërzve për të fituar votat. Po pyetja që ne bëjmë është ne jemi këtu për politikën e ditës apo për afatgjatë.
Edi të falenderoj shumë ty dhe të gjithë skuadrën tënde, që ke pasur në Bashki dhe sot është në drejtimin e Shqipërisë. Një gjë që unë dhe Edi kemi mësuar nga shoku Gramoz është të mos nisim me listat e falenderimeve me emra”,- u shpreh Veliaj.
“Në finale ishim me Amsterdamin, Barcelonës, Ukrainën dhe Finlandën. Mes 279 projekteve fituam. Sot mund të ulim armën dhe të themi që jemi krenarë për vlerësimin që morëm.
Nga rrethrrotullimi më i madh në Ballkan, nga një situatë ku kishim 150 mijë makina, sot janë 150 mijë njerëz në ditë që e kthejnë sheshin në hapësirën pedonale më të madhe në Ballkan.
Një gjë që kemi mësuar unë dhe Edi nga shoku Gramoz është që të mos fillojmë nga emrat se do ngelen shumë njerëz pa falënderuar”,- tha Veliaj.
“Një nga gjërat që vlerësoi juria ishte ndryshimi i qëndrimeve dhe i vlerave që gjithësecili ka, nuk u vlerësua vetëm infrastruktura.
Pas histerisë kolektive për këtë shesh, ne kemi ndryshuar këtë mentalitet. Ekipet e bashkisë meritojnë një bravo të madhe.
Shumë njerëz thonë ne nuk kemi bukë të hamë, për çfarë do na duhet sheshi. Epo qyteti nuk është furrë buke, por njerëzit nuk jetojnë vetëm nga buka. Por dhe nga aktivitetet e ekonomia që sjell qëndra. 200 aktivitete ekonomike janë zhvilluar në këtë shesh. Në koncertin e Rita Orës dhe Ermal Metës erdhën shumë turistë.
Një nga qindra rrufetë që goditën Tiranën, goditën dhe Sahatin, por u rregullua brenda natës dhe askush s’e vuri re njeri”,- u shpreh kryebashkiaku.