Aktualitet

Pas çmimit të naftës, Macron tërhiqet dhe nga Reforma për pensionet







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:00 - 11/01/20 |
mapo.al

Pas disa javësh protesta qeveria e Macron është tërhequr nga Reforma për pensionet. Lajmi konfirmohet nga Agjencia e lajmeve Ansa dhe bëhet me dije se vetë qeveria i ka bërë me dije sindikatave dhe qytetarëve që ligji është pezulluar.


Edhe sot vijojnë protestat u situata ka agravuar në Paris që ka detyruar Policinë të përdorë edhe gaz lotsjellës. Pas protestave të mëdha në Francë për rritjen e çmimit të naftës kjo ishte protesta e dytë që detyroi Macron dhe qeverinë aktuale të bëjë ‘mbrapa- kthehu’ për një ligj.


Arsyeja e pakënaqësisë së qytetarëve nga reforma e paralajmëruar ishte se sindikatat besonin se zbatimi i reformës do të detyronte miliona punëtorë të punonin më gjatë deri në pension.



Sindikatat paralajmëruan që në 2019 se do të vijonin me protestat deri sa ligji të kthehej. Protestat u përshkallëzuan deri në bllokim të metrove, linjave të autobusit apo dhe kundërshtim të forcave të rendit.




Etiketa: , , ,

Pas