Britney Spears,e cila nuk ka shumë që ka dalë nga spitali psikiatrik, duket se i është rikthyer normalitetit. Këngëtarja ka ndarë së fundmi në rrjetin social “Instagram” momente nga praktikimi i Yoga-s nën tingujt e këngës “I Like It” të reperes Cardi B. “Yoga në gjelbërim! Më pëlqen vërtetë kjo, në këtë mënyrë”-ka shkruar Britney krahas fotos dhe videove të publikuara, ku shfaqet me bikini.
Risjellim në vëmendje se nuk ka kaluar më shumë se një javë kur Britney Spears doli nga një institucion i shëndetit mendor. Në këtë të fundit, ajo iu nënshtrua një terapie intensive për shkak të gjendjes së rënduar emocionale, që i erdhi si pasojë e frikës së të humburit të atin e saj, i cili po përballet prej kohësh me një gjendje të rënduar shëndetësore.
https://www.instagram.com/p/BxDGYK7AScz/