fbpx

ShowBizz

Pas dasmës së të bijës, Stefi Prifti flet për sherrin me Aurelën






               Publikuar në : 16:32 - 15/09/19 |
mapo.al

Një nga vëllezërit e njohur korçarë, Stefi Prifti ka folur në emisionin “Pasdite në Pesë” për konfliktin që ka patur vite më parë me këngëtaren Aurela Gaçe.


Me këtë të fundit, vëllezërit korçarë kanë qenë për disa kohë bashkëpronarë të një prej klubeve më të mëdha të natës në Tiranë. Por, pas mbylljes së biznesit në fjalë, u përfol për një krisje të raportit të tyre miqësor.



Stefi tregoi për moderatoren Bieta Sulo se në fakt ajo që ndodhi me këngëtaren Aurela Gaçe ishte thjesht një keqkuptim i dyanshëm. “Ishte një gjë e vogël, një keqkuptim. Ishte një incident më saktë që e plasariti xhamin”– u shpreh Stefi, i cili theksoi më tej se nuk e ka ndërprerë komunikimin dhe miqësinë me Aurelën.

Dhe, kjo gjë u dëshmua edhe me praninë e saj në dasmën e vajzës së Stefit.


Etiketa: ,

Pas