Aktualitet

Pas debateve dhe zhurmës së madhe, Tea ka dy fjalë për Shqipen














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:08 - 04/03/21 |
mapo.al

Mbrëmjen e djeshme Tea dhe Bearti dhanë intervistën e tyre të parë si çift. Ata të dy treguan shumë detaje, duke nisur nga marrëdhënia e tyre e deri tek raportet me produksionin e konkurrentët e “Për’puthen”.





Të ftuar në emisionin “Roped with Olsi” ata thanë se tashmë janë qetësuar pas gjithë situatës së ndodhur dhe se ju deshën disa ditë sa të mësoheshin me gjithë vëmendjen që morën.


Tea tha se njerëzit më të rëndësishëm të produksionit të “Për’puthen” e dinin historinë e tyre, pavarësisht se në program kjo gjë u mohua. Megjithatë ata thanë se pas ngjarjes dhe gjithë debateve kanë bërë një bisedë me produksionin dhe gjërat mes tyre janë sheshuar. Gjithashtu Tea me Beartin ngritën dyshime se mund të bëhen sërish pjesë e “Për’puthen”, por nuk dhanë detaje.




Tea shtoi se ata nuk kanë raport me asnjë nga konkurrentët e “Për’puthen” dhe se nuk kanë ndjekur asnjë puntatë, përveç një sherri të bujshëm.


Megjithatë Tea nuk nguroi t’i jepte një mesazh, Shqipes, ish-konkurrentes që zbuloi e para lidhjen e saj të fshehtë me Beartin.


“Suksese në jetë e dashur. Merru me jetën tënde, shijoje. Shpresoj të jesh e lumtur”, u shpreh Tea.

Sa i përket lidhjes me Beartin. Ajo tha se ky i fundit bëhet më shumë xheloz edhe pse atij i shkruajnë më shumë vajza në rrjete sociale, duke përfshirë edhe vajza të famshme.

 

 

1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas