Tuesday, March 28, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Pas debateve për fjalën e lirë, Kanadaja mbështet Francën

by mapo.al
06/11/2020
in Bota
0

Pas diskutimeve për fjalën e lirë që nxitën jo pak polemika në Francë, Kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe homologu i tij francez Emanuel Makron vendosën të zhvillonin bisedime.

Z.Trudeau shprehu solidaritetin e Kanadasë për francezët pas sulmeve të fundit terroriste.



Një mësuesi iu pre koka në periferi të Parisit pasi u tregoi karikatura të Profetit Muhamed nxënësve të tij.

Vërejtjet e Z. Trudeau javën e kaluar në lidhje me lirinë e shprehjes u kritikuan në Kanada dhe Francë.

Mbrojtja e Presidentit francez Emmanuel Macron për botimin e karikaturave nxiti protesta në disa vende me shumicë myslimane e madje këta të fundit bojkotuan mallrat franceze.

Javën e shkuar z.Trudeau dënoi sulmet në Francë, duke përfshirë sulmin vdekjeprurës me thikë në një kishë në Nice, sulmi i tretë i dyshuar islamik në vend në më pak se një muaj.

Në lidhje me lirinë e shprehjes për të treguar karikatura të profetit Muhamed Turdeu tha se “liria nuk është pa kufij”,

“Ne i detyrohemi vetes sonë të veprojmë me respekt për të tjerët dhe të kërkojmë të mos lëndojmë në mënyrë arbitrare ose të panevojshme ata me të cilët po ndajmë një shoqëri dhe një planet”, tha ai.

Më pas shtoi: “Ne nuk kemi të drejtë të bërtasim ‘zjarr’ në një kinema të mbushur me njerëz, ka gjithmonë kufij”.

Gjatë një bisede telefonike të martën, z.Macron falënderoi kryeministrit e provincës Quebec të Kanadasë Francois Legault, për fjalët e tij mbështetëse pas sulmeve.

Merci de votre solidarité. Nous ne céderons rien sur nos libertés. Il en va de l’avenir de nos démocraties. https://t.co/n7CfnHe3AF

— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) November 3, 2020

Legault tha se ai “dënonte masivisht ” atë që kishte ndodhur në Francë.

Por Z. Macron nuk pranoi të bisedonte me z.Trudeau atë ditë dhe kjo u pa si një këputje e mardhënieve mes të dyve.

Trudeau ka sqaruar vërejtjet e tij të mëparshme, duke thënë “është e rëndësishme të vazhdohet mbrojtja e lirisë së shprehjes, lirisë së fjalës”.

Ai shtoi: “Artistët tanë na ndihmojnë të reflektojmë dhe sfidojmë pikëpamjet tona dhe ato kontribuojnë në shoqërinë tonë, dhe ne gjithmonë do të vazhdojmë të mbrojmë lirinë e shprehjes.”

Trudeau dhe Z. Macron zhvilluan bisedime telefonike të enjten, për të biseduar rreth polemikave të mëparshme.

Sipas një zëdhënësi të kryeministrit, z.Trudeau “shprehu solidaritetin e Kanadasë me popullin e Francës pas sulmeve të fundit terroriste ” dhe të dy “ranë dakord mbi rëndësinë e mbrojtjes së lirisë së shprehjes dhe të drejtave të njeriut dhe mbi angazhimin e tyre të përbashkët për luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm “./BBC/

Përshtati: Mapo.al

Tags: Emanuel MacronFrancaJustin TrudeauKanada

JU SUGJEROJME

E pazakontë/ Burri maskohet si dele për t’u arratisur nga burgu
Bota

E pazakontë/ Burri maskohet si dele për t’u arratisur nga burgu

14/02/2023
Kina i kundërpërgjigjet akuzave të SHBA-vë për spiunazh
Bota

Kina i kundërpërgjigjet akuzave të SHBA-vë për spiunazh

13/02/2023
Të mbijetuarit e tërmetit në Turqi mes frikës dhe pasigurisë
Bota

Të mbijetuarit e tërmetit në Turqi mes frikës dhe pasigurisë

13/02/2023
Pjesëtari i FSK-së rrëfen shpëtimin e 2-vjeçares: Na shikoi në fytyrë dhe filloi të qeshë
Bota

Numri i viktimave arrin në mbi 37.000, por ka dhe mrekulli, shpëtohen disa persona në Turqi

13/02/2023
Next Post
Uragani “Eta” shkakton dhjetëra viktima në Amerikën Qendrore

Uragani “Eta” shkakton dhjetëra viktima në Amerikën Qendrore

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • 25 VITE MË PARË/ Turqit marrin Pashalimanin, 7 mln $ për bazën e nëndetëseve shqiptare
  • Parandaloni më mirë se të kuroni! NOVAL Diagnostic mendon për shëndetin tuaj
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In