Kryesore

Pas dëbimit të diplomatëve, Netanjahu: Rama, mesazh të qartë regjimit iranian














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:02 - 20/12/18 |
mapo.al

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ka vlerësuar homologun shqiptar Edi Rama për dëbimin e ambasadorit iranian nga Shqipëria.






“Lajme të rëndësishme nga Shqipëria sot. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dëbuar ambasadorin Iranian nga Tirana. Me këtë, kreu i qeverisë Rama i ka dërguar një mesah të qartë regjimit radikal islamik të Iranit – që komplotet e sulmeve terroriste e kanë një kosto”,- shkruan Netanjahu.


Shqipëria shpalli  persona të padëshiruar (non grata) ambasadorin e Republikës Islamike të Iranit në Tiranë Gholamhossein Mohammadnia si dhe një zyrtar tjetër tjetër të ambasadës, pasi dyshohet se janë përfshirë në aktivitete që cenojnë sigurinë në vend.







Burime nga MEPJ bënë me dije për “BalkanWeb” se, vendimi i Shqipërisë për shpalljen e ambasadorit iranian dhe zyrtarit tjetër si të padëshiruar është marrë në konsultim me vendet aleatë, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik.




Vendimi u përshëndet edhe nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump./BW/



1


Etiketa: , , , ,

Pas