Aktualitet

Pas deklaratës së KQZ reagon PD: Mashtroi, shtuan 200 mijë vota





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:59 - 03/07/19 |
mapo.al

Pas deklaratës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili ndryshoi numrin e pjesëmarrjes në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, duke thënë se morën pjesë 22.9%, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike.


Përmes sekretarit për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, PD deklaron se kjo shifër nuk është e vërtetë dhe se KQZ gënjeu edhe sot. Sipas tij, pjesëmarrja reale në zgjedhje ishte 15%, duke shtuar se mbushja e kutive nuk e ndihmon dot Edi Ramën.



Deklaratë e Sekretarit për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso.


Edi Rama ka thyer çdo rekord në historinë e manipulimit të zgjedhjeve. Nevoja për të mbuluar refuzimin masiv të shqiptarëve, e ka çuar të manipulojë rëndë edhe votimet e veta me 1 kandidat.

Në krye të këtij operacioni kriminal qëndron Komisioni Qendror i Vjedhjeve.

Të dhënat e sotme janë mashtrim. Komisionerët socialistë, në bashkëpunim me Komisionin Qendror të vjedhjeve kanë rritur pjesëmarrjen me 8 përqind, që do të thotë se kanë mbushur kutitë, duke shtuar rreth 280 mijë vota në të gjithë vendin. Ata nuk kanë ruajtur dot as shifrën zyrtare të dhënë nga vetë Komisioni natën e 30 Qershorit.

Pjesëmarrja reale ne votimet e paligjshme dhe antikushtetuese të 30 qershorit është 15 përqind. Mbushja e kutive për t’I dhënë Edi Ramës oksigjen, nuk e ndryshon dot faktin se shqiptarët panë se gjatë gjithë ditës, veçanërisht pas mesditës, qendrat e votimit në të gjithë vendin. Ishin pothuajse bosh.

Komisioni Qendror i Vjedhjeve mashtroi gjatë gjithë ditës së dielë për numrin e pjesëmarrësve në votime.

Akoma sot, ky organ që nuk i shërben zgjedhjeve, por vjedhjes së Edi Rmës, nuk ka dhënë llogari pse në deklaratën e së dielës për pjesëmarrjen në orën 11.00 shifra u dyfishua në 12 përqind, kur, në të vërtetë, sipas dokumentit që publikoi Partia Demokratike, shifra reale ishte vetëm 6 përqind.

Siç kemi denoncuar më herët, për të manipuluar rezulatin e 30 qershorit, Komisioni Qendror i Vjedhjeve zhduku transparencën nëpërmjet dy mekanizmave.

Më 30 Qershor të dhënat e pjesëmarrjes nuk u hodhën në sistemin onlinë të të dhënave për të mos lënë gjurmë.
Gjatë gjithë procesit të numërimit nuk u publikua asnjë tabelë me rezultatet.
Është e paprecedentëtë, që në fund të procesit të numërimit, edhe tani që flasim, Komisioni Qendror i Vjedhjeve nuk ka publikuar asnjë të dhënë për qendrat e votimit për asnjë bashki.

Shifrat e deklaruara sot i shërbejnë propagandës së Edi Ramës për të fshehur dështimin dhe braktisjen totale, për të fshehur katandisjen e Partisë Socialiste në një parti rrogëtarësh, kriminelësh dhe klientësh biznesi.

Çdo e dhënë për këtë proces farsë tregon se ky është një proces i manipuluar, i paligjshëm, antikushtetues.

Kamikazët e Edi Ramës në Komision Qendror të Vjedhjeve dhe kudo tjetër do të mbajnë përgjegjësi penale!

Lexo edhe:

KQZ: Në zgjedhje morën pjesë 812.249 votues, 22.9% e popullsisë


Etiketa: , , ,

Pas