Banorët e zonës së Astirit, të cilët janë përleshur mëngjesin e sotëm me forcat policore, kanë shprehur revoltën e tyre edhe ndaj një gazetari të televizionit Top Channel. Ata kanë tentuar ta largojnë nga terreni, duke e cilësuar si ithtar të kryeministrit Edi Rama.
“Plehra, ikni! T’ju vijë turp! Ku do të shkojmë?! Ju mbroni Edi Ramën. Ti je i Edi Ramës! Ik andej!”-janë shprehur banorët përkundrejt gazetarit të Top-it.
Ata kanë thënë gjithashtu se një sërë mediash në vend s’i kanë mbështetur në kauzën për mbrojtjen e banesave.
Lexo edhe:
Gaz, bomba molotov dhe Forca Speciale, çfarë po ndodh pranë Astirit