Aktualitet

Pas dhunës, protestat në SHBA kthehen në paqësore














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:26 - 03/06/20 |
mapo.al

Protestat në Shtetet e Bashkuara ishin mbrëmë të qeta në pjesën më të madhe, ndërkohë që njerëzit vazhduan të shprehin zemërim për vdekjen nën arrest policor të afrikano-amerikanit George Floyd.





Protestuesit paqësorë nuk përfillën orën policore në disa qytete, përfshirë Nju Jorkun, ku qindra njerëz qëndruan në Urën e Bruklinit për disa orë pasi hyrja për në Manhatan ishte bllokuar nga policia.


Në Atlanta të shtetit Xhorxhia, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë një turmë prej qindra vetash që nuk largoheshin, edhe pse ora policore kishte filluar.




Në Uashington DC, qindra njerëz qëndruan pas orës policore në parkun e Sheshit Lafayette, pranë Shtëpisë së Bardhë, ku skena ishte shumë më e qetë se një ditë më parë.


Në Los Angeles, mijëra njerëz marshuan nëpër rrugë, ku kryetari i bashkisë Eric Garcetti u ul në gjunjë së bashku me oficerët e policisë, një gjest që është kthyer tashmë në shprehje solidariteti me protestuesit.

Lexo edhe :  Të mërkurën, protestat më të mëdha në historinë e Rusisë

Një sondazh i ri i agjencive Reuters tregon se 64% e të rriturve në Shtetet e Bashkuara shprehin “simpati ndaj njerëzve që po protestojnë në rrugë”, krahasuar me 27% të cilët nuk i mbështesin dhe 9% që nuk janë të sigurt.

I njëjti sondazh tregon se 55% e njerëzve nuk e miratojnë mënyrën sesi Presidenti Trump e ka trajtuar situatën, krahasuar me rreth një të tretën që thanë se e miratojnë.

Presidenti Trump ka thënë se është një “aleat i të gjithë protestuesve paqësorë” dhe ka postuar komente të shumta në Twitter në lidhje me përdorimin e forcës për të ruajtur qetësinë në qytetet e vendit.

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas