Mesut Ozil është dukur i nervozuar në fund të ndeshjes, dhe është përplasur pikërisht me tifozët e tij. Mesfushori u kap nga mediat teksa i bërtiste një tifozi, dhe një nga anëtarët e skuadrës gjermane po e mbante nga krahët.
Tifozët nuk janë aspak të kënaqur me paraqitjen e lojtarit të Arsenalit, dhe kritikat në drejtim të tij kanë qenë të shumta në ditët e fundit. Mesa duket, gjermanin me origjinë turke nuk e kanë mbajtur nervat, dhe i është drejtuar me të keq që në rastin e parë që është kritikuar, në përfundim të ndeshjes me Korenë.