Capital T dhe Mozzik ka kohë tashmë që janë në një konflikt të vazhdueshëm. E gjitha nisi kur Capital T thumboi Mozzik në një ‘free style’ i ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqit.
Ata gjatë muajve të fundit kanë qenë duke thumbuar njëri tjetrin herë publikisht e herë me Instastory apo thënje të ndryshme.
Së fundi ishte Mozzik ai që thumboi atë duke thënë publikisht se ai njihet për talentin e tij dhe jo fytyrën apo pasurinë.
Duket se kjo nuk i ka pëlqyer aspak Capital T sepse ai natën e kaluar publikoi disa sekuenca nga ‘diss-i’ i Eminem kundër Machine Gun Kelly ku thotë se ai është i pasur mjaftueshëm sa për të djegur të holla para armiqve të tij.
Nuk dihet nëse ky konflikt mes tyre do të zgjasë më tutje por situata e tanishme nuk duket aspak e mire, pasi në këtë debat është përfshrë indirekt edhe Loredana.
Nëse ju kujtohet në muajin dhjetor vetëm një ditë pas freestyle të Capital T, Loredana e hoqi atë menjëherë nga lista e personave që ndiqte në Instagram.
Ndërkohë, mori vëmendje fakti se reperi nuk veproi si ajo. Ai vijoi ta ndiqte atë për disa javë edhe pasi Loredana e hoqi.
Megjithatë, pas ringjalljes së “konfliktit” të dy reperëve dhe rikthimit të diss-eve, edhe Capital T e ka hequr Loredanën nga Instagrami.