Aktualitet

Pas “diss-it” të bujshëm të Noizy-t reagon Stresi: Po flas i fundit









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:45 - 18/01/21 |
mapo.al

Disa ditë më parë, Noizy lançoi projektin e tij të ri, një “diss” me fakte i cili i dedikohej të gjithë kundërshtarëve të tij në rep.



Kënga e tij u titullua “1 herë e mirë” ose ndryshe “Vaksina” dhe bëri bujë të madhe në rrjet.





Në pak ditë kënga ka arritur 2 milion klikime në Youtube dhe të shumta kanë qenë komentet në rrjet për këtë projekt.



Si fillim, reperi e nis duke treguar se kush është dhe se çfarë roli ka ai në Hip-Hopin shqiptar. Ai thotë se ka shkatërruar shumë karriera dhe se pa të s’ka lajme. Ndonëse të gjithë po prisnim të përmendte emra, reperi na ka surprizuar, duke thënë se “nuk merret me plehra” dhe i konsideron kolegët “peshq të vegjël” dhe veten “balenë”. Megjithatë, ai diku në rreshta flet edhe për Big Kik i cili i bëri diss disa javë më parë në “Gjoni Black”.


Ai shprehet se ka dhënë shumë ndihma por disa kanë dalë “fake”. Sakaq, reperi nuk ka ngurruar edhe një herë të përmend se kush është, çfarë ka kaluar për të mbërritur këtu dhe se ka mbi një dekadë në industri.

Ndërkohë nuk ka vonuar as reagimi i kundështarit të përjetshëm të Noizyt në rep, Stresit.

Në një postim në InstaStory, Stresi shkruan se s’ka ndërmend të bëjë më diss-e, por do të thotë fjalën e fundit.

“Mos pritni diss prej meje, as nuk shaj askënd se jemi rrit, por meqë doni realitet, po realitet priteni. Po foli i fundit.”– shkruan Stresi duke paralajmëruar diçka, të cilën presim ta mësojmë shumë shpejt.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas