Këngëtarja e njohur Adele po përflitet së fundmi për një romancë me reperin Skepta. Zërat janë përforcuar për shkak se artistët janë parë shpesh herë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Adele u fotografua madje dy javë më parë në Londër, teksa festonte 37-vjetorin e reperit. “Kanë një lidhje të veçantë dhe shumë kimi”-është shprehur një burim pranë tyre, për mediat e huaja.
Risjellim në vëmendje se Adele u divorcua nga i shoqi dhe babai i të birit 6-vjeçar, Simon Konecki, në prill të këtij viti.