fbpx

Aktualitet

Pas Durrësit, lëkundje tërmeti 3.4 ballë në Vlorë





               Publikuar në : 11:03 - 03/12/19 |
mapo.al

Lëkundje tërmeti janë ndjerë edhe në Vlorë, pak minuta më parë. 3.4 ballë ishte magnituda e tërmetit, i cili epiqendrën e kishte në Orikum.


Fakti që epiqendra ka qenë shumë pranë zonave të banura, ka bërë që lëkundjet të ndjehen nga shumë qytetarë. Javën e fundit me qindra lëkundje tërmeti kanë rënë në Detin Adriatik dhe ky është tërmeti i parë që ka rënë në Vlorë.



Tërmeti më i fortë që ka rënë Shqipëri javën e fundit, ishte ai i 26 nëntorit, i cili shkaktoi 51 viktima dhe më shumë se 900 të plagosur.



Etiketa:

Pas