Pas më shumë dy orësh para kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur duke lëvizur në pjesë të ndryshme të Tiranës.
Një pjesë e madhe e tyre, duke mbajtur në duar pankartat e tyre, kanë marshuar në drejtim të qendrës së kryeqytetit ndërsa të tjerët janë drejtuar për te Drejtoria e Policisë së Tiranës.
Protestuesit kanë kërkuar vazhdimisht me thirrje lirimin e të arrestuarve në tre ditët e para të protestave masive që janë shtrirë në të gjithë Shqipërinë.
Aktualisht në kryeministri po vijon mbledhja e qeverisë ku po diskutohet edhe propozimi i protestuesve për të hequr taksën e naftës.