Aktualitet

Pas dy sukseseve – Kosova humb në miqësoren ndaj Guinesë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:42 - 08/06/21 |
mapo.al

Kosova nuk arrin të bëjë tri fitore radhazi në qeshor. Pas suksesve ndaj San Marinos dhe dhe Maltës, të dyja ndeshje miqësore të zhvilluara në Prishtinë, Kosova humbi të tretën sot 1-2 ndaj Guinesë, sfidë e luajtur në Antalya të Turqisë.






“Dardanët” ia dolën ta mbanin portën e paprekur në 45 minutat e parë.


Guinea pati dy raste të mira shënimi, por njëra shkoi mbi portë dhe tjetrën e priti Visar Bekaj.







Në pjesën e dytë, Guinea realizoi dy herë kurse “Dardanët” një herë. Fillimisht, ata realizuan në minutën e 60-të përmes Kouyate, i cili u asistua nga Konate.




Gjashtë minuta më vonë u akordua penallti për Guinean. Nga 11 metërshi i saktë u tregua Kante. Në minutën e 93-të Arb Manaj ngushtoi epërsinë, por ishte vonë për të bërë diçka më shumë.

Lexo edhe :  Bilanci i koronavirusit në Kosovë, 8 viktima dhe 88 raste të reja


1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas