Pas emergjencës mjedisore të Durrësit fshihen interesa 470 milionë euro

Durrësi është në emergjencë mjedisore, i mbushur me mbetje urbane, për shkak të mbylljes së vend-depozitimit të Porto-Romanos.

Ndërsa sezoni turistik ka nisur e qyteti bregdetar i goditur rëndë nga tërmeti shpreson të thithë sadopak turistë, zëvendësimi i aromës së detit me atë të mbeturinave, bën që vizitorët të largohen me një të nuhatur.



Ka mbi një javë që rrugët e Durrësit janë të tejmbushura me mbeturina urbane, të cilat depozitoheshin në Porto Romano, tani të mbyllur. Qeveria shqiptare synon ta transformojë në një park urban ekologjik, falë një investimi prej 15 milionë eurosh.

Kjo ka bërë që bashkia e Durrësit të mos ketë një alternativë të vlefshme për depozitimin e plehrave. U mendua që mbetjet urbane të dërgoheshin në fshatrat Sukth dhe Manëz, por kjo solli protestat e banorëve vendas. Mbetjet urbane u dogjën, e banorët u ankuan se shëndeti i tyre po dëmtohej, e nuk dëshironin që mjedisi ku ata jetonin të ishte helmues.

Alternativë tjetër për Bashkinë e Durrësit ka qenë dërgimi i mbetjeve urbane në landfillin e Sharrës, por marrëveshje nuk ka pasur prej dy vitesh për shkak të kostove të kripura të incenerimit dhe të transportit.

Kryeministri Edi Rama premtoi gjatë një interviste televizive se kriza e mbetjeve në Durrës së shpejti do të gjejë zgjidhje, falë një marrëveshjeje midis kompanisë koncesionare të inceneratorit në Sharrë dhe bashkisë së qytetit bregdetar.

Inceneratori në Sharrë menaxhohet nga kompania koncesionare “Integrated Energy” B.V SPV, që ka një tarifë fikse prej 30 eurosh për ton, e cila indeksohet vit pas viti sipas inflacionit.

Kontrata e depozitimit të mbetjeve të Durrësit do t’i sillte kompanisë Integrated Energy më shumë se 3 milionë euro çdo vit dhe të paktën 100 milionë euro gjatë gjithë kohështrirjes së kontratës koncesionare. Kostoja totale do të paguhet ose nëpërmjet tarifës së pastrimit të bashkisë së Durrësit, ose nga pagesat përmes buxhetit të shtetit.

Sipas një raporti auditimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, KLSH, vetëm kontrata koncesionare për ndërtimin dhe incenerimin e mbetjeve në Tiranë shkon në 370 milionë euro.

Nëse kësaj kontratë do t’i shtohej dhe incenerimi i mbetjeve të bashkisë Durrës, vlera e koncesionit të Sharrës rritet me të paktën 100 milionë euro.

Akuzat e opozitës
Sipas nënkryetarit të PD-së, Edi Paloka, mbushja e Durrësit me plehra dhe djegia e tyre masive në Manzë ishte një shfaqje e inskenuar e mafias së plehrave.

“Ajo është një shfaqje kriminale e Edi Ramës dhe e Erion Veliajt për të çuar 100 milionë euro në inceneratorin e tyre në Sharrë”, tha Paloka për mediat.

Ai akuzoi qeverinë se në kulmin e pandemisë, mbylli venddepozitimin e mbetjeve në Porto Romano, përmes një tenderi të paracaktuar, mbushi Durrësin me plehra, dhe në fund, i dogji plehrat publkisht, duke shkaktuar një katastrofë mjedisore në Manzë, në një zonë që merr vëmendjen si nga Tirana, ashtu edhe nga Durrësi.

“Që në fillim, inceneratorët e plehrave ishin një aferë mafioze, ndoshta më e madja e qeverisë së Edi Ramës në këto 7 vjet. Me firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, shqiptarët do t’u paguajnë 3 inceneratorëve, të Tiranës, Elasanit dhe të Ferit, 500 milionë euro, gati aq sa mori borxh dje kreu i mafias së plehrave”, vazhdoi nënkryetari i PD-së./ demokratike.al


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252