ShowBizz

Pas festës së ditëlindjes, fansat sulmojnë Kim Kardashian, “Je e pandjeshme”








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:47 - 28/10/20 |
mapo.al

Ylli i “Keep going with Kardashians” ka rënë pre e akuzave të fansave për festën e ditëlindjes së saj në një ishull privat në Karaibe.



Kim kishte ftuar familjarë e miq të afërt për të ndarë me ta gëzimin e të bërit 40 vjeç. Mirë po, duket se pas fotove që të lenë pa frymë, fansat janë kapur me detaje që kanë të bëjnë më kohërat e vështira në të cilat po jetojmë.


Ata e kanë quajtur Kim-in të pandjeshme pasi sipas tyre, ajo nuk arrin ta kuptojë se sa shumë i mërzit njërëzit që nuk kanë mundësi as të kalojnë festat e rëndësishme pranë të afërmve dhe po anulojnë Krishtlinjet.



Ylli i realityshow-t, tha se përpara udhëtimit i ka kërkuar të ftuarve të karantinoheshin për dy javë e më pas të kryenin testimin e Covid-19.


“Pas dy javësh testesh të shumta shëndetësore dhe duke kërkuar të gjithëve të karantinoheshin, befasova rrethin tim të ngushtë me një udhëtim në një ishull privat ku mund të pretendonim se gjërat ishin normale vetëm për një moment të shkurtër.”


Në një postim në Twitter Kim shkroi se u kujtua me vonesë se të udhëtosh është luks.

Lexo edhe :  Koronavirusi/ Komiteti i Ekspertëve: Jo mbyllje në fundjavë, masat nuk ndryshojnë

“Para COVID, nuk mendoj se dikush prej nesh e vlerësonte vërtet se çfarë luksi i thjeshtë ishte të jesh në gjendje të udhëtosh dhe të ishe së bashku me familjen dhe miqtë në një mjedis të sigurt.”

Shumë fansa e vlerësuan për sinqeritetin ndërsa të tjerë vërshuan me ‘meme’ mbi atë ç’ka mund t’i ofronin rrethit të tyre të ngushtë pas dy javësh karantinë.

“Të pasurit mund të pretendojnë se gjithçka po vijon normalisht dhe festojnë në një ishull privat. Të tjerë po anulojnë Falënderimet dhe Krishtlindjet e tyre”, shkroi një përdorues i Twitter.


Muzikanti britanik Peter Frampton gjithashtu komentoi festën e Kim, duke thënë: “A je aq e pandjeshme sa nuk e kupton gjendjen në të cilën po jetojmë? Njerëzit nuk mund të sigurojnë as një vakt në mencë e jo më një  ishull privat”.

Kujtojmë se koronavirusi ka vrarë më shumë se 1.1 milion njerëz dhe ka shkaktuar rënie drastike të ekonomisë  në të gjithë botën.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas