Aktualitet

Pas Fevziut, Ben Blushi ofertë edhe Agron Llakajt. Aktori e pranon dhe sqaron largimin nga Vizion Plus





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:31 - 06/06/18 |
mapo.al

Sezoni i ri i televizioneve në shtator pritet të ketë jo pak lëvizje. Një prej ndryshimeve më kryesore mund të jetë rikthimi aktorit të humorit, Agron Llakaj në Top Channel dhe kjo thuhet sepse ditën e sotme, ideatori dhe prezantuesi i spektaklit të humorit “Al Pazar” në “Vizion Plus” është fotografuar nga Dita me drejtorin e përgjithshëm të “Top Channel”, Ben Blushi.


Për këtë takim ka folur vetë Agron Llakaj. “Një kafe, miqësi e vjetër, më bëri një propozim po ideja është kështu që mund të iki nga Vizioni mund të mos iki nga Vizioni. Jam duke vlerësuar propozimin”, tha Llakaj për Tiranapost.


Ndërkohë që u pyet edhe nëse do të kishte largim a do ishte individual apo i gjithë programit dhe ai tha se është autor i spektaklit të humorit, duke nënkuptuar që nëse ka ndryshime, shpërngulet i gjithë emisioni.


Drejtori i Top Channel Ben Blushi ka nisur një fazë ndryshimesh në këtë televizion duke synuar të afrojë emisionet dhe drejtuesit më të kërkuar të momentit.


Vetëm pak ditë më parë, ai i ka bërë një ofertë Blendi Fevziut dhe ky i fundit ka thene se eshte ne bisedime dhe nje ikje nga Tv Klan per te nuk do te ishte e lehte.


Etiketa: , ,

Pas