Kryesore

Pas fitores Edi Reja nervozohet me shqiptarët: Boll me këtë histori








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:55 - 18/11/20 |
mapo.al

“Gjithmonë nxirrni këtë histori. Na çatë tr*pin me këtë punën e modulit 3-5-2, sapo mundëm bjellorusët që ishin përbindësha. Futbolli luhet me 3, 4 mbrojtësa”.


Edi Reja nuk përmbahet dhe polemizon mbi modulin e  mbrojtjes së Shqipërisë Pas ndeshjes, për emisionin “Zona Gol” në “Supersport” por edhe RTSH Sport, tekniku italian kërkoi që të mos përsëriteshin pyetjet nëse skuadra mund të luajë me skemën 3-5-2 duke dhënë dhe një batutë në fund të prononcimit.


Sakaq, mbi ndeshjen tha:  Nëse keni parasysh, lojtarët që janë aktivizuar, ka shumë lojtarë që nuk luajnë as në klube. Ju e dini, nuk mund të pretendonim që në 3 ditë të ishin në formë të mirë fizike. Për sa kohë ishim mirë fizikisht,  e kontrolluam ndeshje. E lëshuam për pak takimin. I komplimentoj shumë lojtarët se dhanë maksimumin. Nuk mund të bëjnë kritika. Kemi fituar 3 ndeshjet e fundit. Më pëlqen të luaj mirë  kur i kemi mundësitë. Tani na duhej rezultati, i morëm me meritë.



Djemtë treguan se duan kombëtaren, dhe duhet t’u japim meritat. Shpirti, agresiviteti që luftuan deri në fund. Memolla, ka një muaj që nuk luan, Ismajli dy, Gjasula nuk luan. Dhe Veseli ka 3 ndeshje që luan. Bjellrousia është e fortë fizikisht, ishte e vështirë ti përmbanim.


Lexo edhe :  Del formacioni i kuqezinjve kundër Bjellorusisë


 

LEXO EDHE:

Shqipëria fiton mes drithërimave dhe kalon në fazën finale të Kupës së Kombeve


Etiketa: ,

Pas