ShowBizz

Pas fotove të nxehta të Miley-t me blogeren, reagon ish i shoqi






               Publikuar në : 12:44 - 13/08/19 |
mapo.al

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Miley Cyrus u fotografua pak ditë më parë duke u puthur me blogeren Kaitlynn Carter, fill pasi u bë publik lajmi se ishte ndarë nga bashkëshorti i saj Liam Hemsworth.


Ky i fundit ka lënë të kuptohet për “Daily Mail Australia” se ndihet i shkatërruar. “Ju nuk e kuptoni se si ndihesh. Unë nuk dua të flas për këtë shoku”-është shprehur aktori.

Risjellim në vëmendje se ndarja e çiftit vjen 7 muaj pas martesës së tyre. Dyshja është takuar 10 vite më parë në xhirimet e filmit “The Last Song”, që u bazua në librin e Nicholas Sparks.

Çifti ka patur një lidhje dashurie me mjaft ulje dhe ngritje; u ndanë për një periudhë të shkurtër në 2013-ën, para se të ktheheshin së bashku sërish në 2015-ën dhe të martoheshin një vit më parë.

 

Lexo edhe: 

FOTO/ U nda nga burri, Miley Cyrus “kapet mat” duke puthur një vajzë


Etiketa: ,

Pas