Aktualitet

Pas Francës, Britania e Madhe rikthen karantinën: Rruga e vetme për të shpëtuar Krishtlindjet








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:12 - 31/10/20 |
mapo.al

Britania pritet të rikthejë një formë të bllokimit kombëtar për të frenuar përhapjen e koronavirusit.


Boris Johnson do të njoftojë një mbyllje javën e ardhshme pasi këshilltarët e tij shkencorë i thanë se do të ishte mënyra e vetme për të shpëtuar Krishtlindjet, shkruan “Times” dhe “The Guardian”.


Shkencëtarët paraqitën raportin me shifra të zymta që tregojnë se Covid po përhapet ‘dukshëm’ më shpejt se edhe parashikimi i tyre që ishte ‘skenari më i keq’.



Detajet priten të zbulohen ditën e hënë por sipas mediave britanike të mërkurëm më 4 nënëntor pritet që pub-et dhe restorantet të mbyllen për javë të tëra – duke shkaktuar dëme të mëtejshme në këtë industri.


Boris Johnson pritet ta bëjë njoftimin të hënën, me kufizimet që fillojnë të mërkurën. Mendohet se ato mund të zgjasin deri më 1 dhjetor. Shkollat pritet të qëndrojnë të hapura, por një burim pohoi për “The Times” se dyqanet jo thelbësore do të mbyllen. Deti tani Britania e Madhe ka shënuar 992,874 të infektuar, nga të cilët janë ndërruar jetë, 46,319 vetë.

Lexo edhe :  Karantina mund të shmangej nëse 95% e njerëzve do të mbanin maska


Etiketa: , ,

Pas