Pas shpërndarjes së përkohshme të protestës për shkak të përdorimit të gazit lotsjellës, PD, Basha, mbështetësit e tyre dhe qytetarë janë rimbledhur para Parlamentit. Basha është drejtuar me mesazhe të forta me megafon.
Ai u tha deputetëve dhe ministrave që ishin në sallën e parlamentit, se jeni horra dhe tradhëtarë të popullit tuaj, dhe burgu ju pret nga i pari tek i fundit. Protesta vazhdon me mesazhe të tjera nga ish-deputetë dhe drejtues të opozitës, teksa kreu i saj u bëri thirrje njerëzve të rimblidhen e ribashkohen./MAPO.AL/