Aktualitet

E rëndë/ Pas goditjeve në ring, humb jetën boksieri rus (VIDEO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:53 - 23/07/19 |
mapo.al

Boksieri rus Maxim Dadashev është ndarë nga jeta. Që nga dita e premte, e javës së kaluar, ai ra në gjendje kome pas dëmtimeve që pësoi në ndeshjen kundër Subriel Matias.


Trajneri i 28-vjeçarit njoftoi se ai ia doli dot t’u mbijetojë dëmtimeve të rënda të pësuara në ring pas disa goditjeve të forta të marra në fytyrë.


Menjëherë pasi u tërhoq nga ndeshja, Dadashev u dërgua në një spital në Merilend, ku u konstatua se kishte pasur hemorragji në tru.


Mjekët kryen një ndërhyrje kirurgjikale që zgjati rreth dy orë, por që më pas 28-vjeçari ra në koma dhe humbi jetën ditën e sotme.




Etiketa: , , ,

Pas