Bota

Pas infarktit të Casillas, vjen lajmi i hidhur për gruan e tij






               Publikuar në : 15:02 - 22/05/19 |
mapo.al

Para disa javësh portjeri i njohur Iker Casillas pësoi një infarkt në zemër, i cili e detyroi portjerin spanjoll të japë dorëheqjen nga futbolli. Casillas dha lajmin e mirë që shëndeti i tij po përmirësohet, por mesa duket shqetësimet nuk kanë të mbaruar për familjen e tij. Së fundmi bashkëshortja e tij është diagnostikuar me kancer në vezore. Vetë Sara Carbonero, bashkëshortja e Casillas, përmes një postimi në rrjetet sociale, u shpreh se “ende nuk e kemi marrë veten nga një goditje dhe jeta na surprizon sërish”.


“Fatmirësisht mundëm ta kapnim në kohë por më presin disa muaj luftë, duke marrë mjekimin përkatës. Unë jam e qetë dhe e sigurtë se gjithçka do të shkojë mirë. E di që do të jetë një rrugë e vështirë por gjithashtu do të ketë një fund të lumtur”, ka përfunduar ajo.




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas