Aktualitet

Pas kërkesës së PD dhe protestës së njerëzve, kompanitë heqin mesazhin e Ramës nga telefonatat





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:03 - 13/03/20 |
mapo.al

Pjesa më e madhe e kompanive celulare e kanë hequr mesazhin e kryeministrit Edi Rama, që shfaqej sa herë dikush tentonte t’i binte një numri.


Çdokush prej 48 orësh që ka provuar të telefonojë dikë, fillimisht dëgjonte Edi Ramën qe jepte këshilla për koronavorusin.


Kjo solli jo pak revoltë tek abonentët. Disa shkruanin në rrjet se nuk është pjesë e kontratës dhe kishin protestuar tek kompanitë.


Kishte edhe mjekë që u shfaqën të indijuar pasi mesazhi o Ramës u merrte kohë. Po ashtu, njerëzit janë gjithë kohës në stres dhe në emergjence e s’kanë kohë për të humbur.


PD u kërkoi zyrtarisht kompanive që ta hiqnin mesazhin nga telefonatat. Sot në drekë, pjesa më e madhe e tyre e hoqën.

LEXO EDHE: 

Pas SMS-së, Rama u ndërhyn qytetarëve te telefonatat


Etiketa: , , ,

Pas