Presidenti Ilir Meta ka folur në një konferencë të jashtëzakonshme për 15 minuta para mediave. Pas konferencës, Meta ka ftuar gazetarët për të konsumuar kafen e mëngjesit.
Ndryshe nga konferenca, Meta shihet në kafe pa kollare dhe ka hequr xhaketën. Siç ndodh zakonisht, edhe gjatë kafes gazetarët e kanë pyetur Presidentin meta për situatën politike.