Aktualitet

Pas Korçës, një tërmet i fortë godet edhe Greqinë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:50 - 30/05/20 |
mapo.al

Toka vijon të mos gjejë qetësi. Pas dy tërmeteve të regjistruara sot në zonën e Korçës, me magnitudë 4.0 dhe 3.6, një tjetër tërmet ka goditur shtetin fqinj, Greqinë.


EMSC raporton se tërmeti ka qenë me madhësi 4.2 sipas shkallës Rihter dhe me epiqendër në afërsi të Kretës, 40 km nga ishulli Karpathos. Tërmeti është regjistruar rreth orës 17:58.


Thellësia fokale e lëkundjeve sizmike ka qenë 10 km, ndërsa nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar në njerëz.


Kujtojmë këtu që zona përreth ishullit të Kretës është goditur nga disa tërmete të fuqishëm gjatë këtij muaji, ku mund të veçojmë tërmetin me magnitudë 6.8 dhe 5.8.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas