Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka njoftuar se Shqipëria nuk do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) organizuar nga Bosnje Hercegovina.
Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Ministri në Detyrë shkruan se “trajtimi nga organizatorët në drejtim të Kosovës është i papranueshëm”. Cakaj thotë se “trajtimi ndaj Kosovës shkon kundër synimit për të krijuar një atmosferë besimi, marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe stabilitet“. Ministri në Detyrë Cakaj shkruaj se “nuk mund të ketë bashkëpunim pa trajtim të barabartë”.
🇦🇱 cancels its participation at SEECP Summit in solidarity with 🇽🇰 Its treatment by the organisers is unacceptable & goes against the aim of creating an atmosphere of trust, good neighbourly relations & stability. There is no cooperation without equal treatment #westandtogether
— Gent Cakaj (@CakajGent) July 7, 2019
Një Ditën më parë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kishte njoftuar se ishte ftuar të merrte pjesë në samit me një shënim shpjegues pranë emrit të Kosovës, në dallim nga shtetet e tjera. Kosova refuzoi ftesën.