fbpx

ShowBizz

Pas kritikave për filmin e ri, Jennifer Lopez shpërthen në lot






               Publikuar në : 14:04 - 16/09/19 |
mapo.al

Filmi “Hustlers” duket se po rezulton mjaft i suksesshëm. Jennifer Lopez është shfaqur në një dokumentar të shkurtër tejet e emocionuar pas kritikave pozitive dhe duartrokitjeve që ka marrë për “Hustlers”.


Diva 50-vjeçare nuk i mbajti dot lotët kur producentja dhe mikesha e saj Elaine Goldsmith-Thomas, me të cilën ka punuar që nga viti 1998, e njohu me titujt e kritikave në FaceTime.



Jennifer Lopez luan në “Hustlers” rolin e striptistes Ramona. Ajo është shprehur në lidhje me të se ka punuar intensivisht, për të ardhur në sytë e shikuesve sa më reale.

Risjellim në vëmendje se filmi ka fituar deri më tani 2.5 milionë dollarë në Amerikën e Veriut dhe parashikohet të fitojë 20-26 milionë dollarë.


Etiketa: ,

Pas