ShowBizz

Pas krizës në çift, ja ç’bëjnë Kim dhe Kanye për të shpëtuar martesën








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:20 - 05/08/20 |
mapo.al

Kohët e fundit martesa e Kim Kardashian dhe Kanye West ka qenë në pikëpyetje. Kjo për shkak të disa deklaratave të pamenduara të reperit në media, si dhe për shkak të disa problemeve të tij me shëndetin mendor.


Megjithatë, ata kanë vendosur ta shpëtojnë martesën dhe prandaj kanë vendosur të kalojnë më shumë kohë me njëri-tjetrin larg rutinës së përditshmërisë.


Çifti është nisur drejt Karaibeve me një avion privat.


“Udhëtimi i Kim dhe Kanye nuk është romantik. Është më shumë një shans për ta, të rikthehen bashkë, larg nga kaosi i Wyoming, punët që rrethojnë Kanye-n dhe thashethemet për ta”, -u shpreh burimi.


Mirëpo, atyre do t’u bashkohet edhe pastori që i martoi, si dhe nëna e Kim, Kris Jenner.



Etiketa: ,

Pas