Një tërmet i fortë ka tronditur Italinë pasditen e sotme, duke krijuar panik tek qytetarët.
Tërmeti ka qenë i forcës 4.4 ballë dhe ka goditur Italinë veriore.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 22 kiliometra nga verona. Deri në këo momente nuk raportohet për dëme materiale apo lëndime në njerëz.
Po sot, në orët e mesditës një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 ballë i shkallës rihter, goditi Kroacinë.
Epiqendra e tërmetit ishte 46 km në juglindje të Zagrebit. Tërmeti shkatërroi ndërtesa, ndërsa janë regjistruar edhe viktima si dhe të lënduar, ndonëse ende nuk ka një bilanc paraprak.